>
LETERSISHQIP
Makfire Canolli

Mëshirë Për Fëmijët!

Enden për çdo ditë,
rrugëve poshtë e lart,
me shpresë se do të gjejnë
ndonjë kafshatë të thatë.

Rrinë skajeve të rrugës,
të zbathur e të zhveshur,
me stomak të uritur,
me fytyrë të ngërdheshur.

Shikojnë çdo njeri,
që u kalon aty përbri,
në mos kanë gjë për ta,
të paktën një lajthi.

Mungojnë në shkolla,
janë nxënës të dalluar,
ngase nuk kanë fletore,
as libra për të mësuar.

Janë thellë të strukur,
por kërkojnë drejtësi,
ndërkohë që gjëmë e tyre
arrin tutje në qeveri.

Po lum që ne të tjerëve
qeveri nuk na thonë,
e na qan zemra dhe shpirti
prandaj u ndihmojmë.