>
LETERSISHQIP
Manjola Brahaj

E Para Asht Dashnia

Ne nisëm me puthjen e shikimeve tona,
u lamë n'langun e ullinjtë.

Vazhduem me matjen e gishtrinjëve,
I shkëmbyem me njani -tjetrin
I shtërnguem.

Kanga mori udhën e ngritjes,
me kafshinin e buzëve t'pergjakta me epsh.
U stepëm
se nji derë qe e hapun
nji shtrat na u desht.

Ritmi ndryshoi,
mori turr egërsia,
u tërbuan trupat,
u çmend melodia.
Nuk e di sa herë u bana rrgallë n'duert e tua,
Nuk e di sa herë u bane ujë n'kofshët e mia.

Kanga vazhdoi edhe ma me tërbim,
edhe ma me dëshirë.
I thamë njani-tjetrit
se nuk kishim provue ma mirë.
Në vesh shqiptuem fjalë që na ndezën flakë
E kanga filloi me u kërcye prapë...

Në kohë t'pa kohë,
pa fund as fillim,
e kërkove nji si unë,
e gjete shpirtin tim.
E preke me valë e dallgë,
e mbyte n'dashunim
Tash po m'fton prapë
në nji kërcim...

Kanga u lshue për trupash
duke na djegë shpirtnat
nuk di kur mbaroi,
nuk di kur u fikën dritat,
a kur nisi nji agim i ri?
Nuk di kur u ringjalla unë,
nuk di kur dole ti...

E para asht dashnia
e dashnia,
jem' na t'dy...
22.07.2014