>
LETERSISHQIP

Mike

Kur fjalet dalin prej shpirtit
Atehere, kur pulsi rrahjet shpejton
Rrokullisej ne mendje gjithe vitit
Hutuar, me ndjenjen qe vlon.

Afrohem ngadale, kemishen perthej
Djersitur, kapluar nga halli
I zbehte, ndjenjen te zberthej
Mike, kete pune ta marre djalli.

Afrohem me teper drejt saj
Me hapa breshke perpiqem,
Filloj e ndihem ne faj
Te zbras zemren po digjem.

Me buzeqesh embel ngadale
Kishte nje jete qe me njihte,
Harbitur, me pyet cka ngjare
“Miku”, dicka per te thene kishte.

Tensioni kish’ kapluar hollin
Nje “Mike” kerkonte pergjigje,
Miku i saj “po zihej” me hallin
Kish’ nje jete qe donte te fliste.

I skuqur si kurre ne jete,
Ulet buze shkalleve, ne prag
Mikja e embel, e trembur dhe vete
Perpiqet “te lexoje” situaten, nga larg.

Me akshamin qe kish’ rene
“Miku” niset te shkoji,
Terheq deren, qe duket e rende
Mikes ti hapej s’guxoi.

Me koken e rende vertitet
Nuk orientohet jug a veri,
Kjo nate e gjate ne tru ngulitet
“Mikja” do ngeli “Mike” perseri.

Më shumë nga Mario Gjonaj