>
LETERSISHQIP

Jete

Mes arash te gjelbera te shkoj
Te humbem mes plepash nxitimthi,
Retro kujtimet te zgjoj
Me flladin qe fytyren perkedhel fluturimthi.

E pastaj, te lutem per dimrin qe shkoi
Me shpresen e jetes te shkruar
Ne vargje, ne zemer, “lexoji “!
Thuaj tokes qofsh e bekuar.

E pastaj, ashtu i cliret s’nguroj
“Jete” ne balle kam te shkruar
Endrrat, shpresat mes librash shfletoj
Premtoj te luftoj si kurre s’kam luftuar.

E pastaj, te rend drejt magjise
Qe ngrohtesia e shtepise ofron per mua,
Te le pas arat dhe ndjenjen e lirise
Me jeten qe vrapon e kurre s’u shua.

E pastaj, te afrohem drejt zjarrit
Me librin e endrrat ne duar,
Duke pare familjen mes mallit
Me jeten qe sapo ka filluar.

E pastaj, fluturimthi drejt dhomes te nisem
Buzeqeshja verehet zbuluar
Me librin dhe endrrat e jetes perpelitem
Jeta, cdo dite u dashka shijuar.

E pastaj, te zgjohem me dritaren e hapur
Mes cicerimash qe tinguj dhurojne,
Tanime, e keqja ne are eshte flakur
Jeta, endrrat, shpresat me mbrojne.

Më shumë nga Mario Gjonaj