>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Drapri I Hënës

O Hënëz
E ngrënë
Përtëritëse
Shprese
Në kupën
E qiellit
Endesh
Mes yjeve
Vezullues
Në netët
e gjata
Të dimrit
Të ftohtë
Lozonjare
Ndrit e bekon
Të bukurat ëndrra
Të ëndërrimtarëve
Që besojnë
Në vërtetësinë
E plotësimit
Të dëshirave
Që digjen
Shpirtit...