>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Perceptim

Pas ekranit të qelqtë të syve
Fshihet Bota e gjallë
Që monologon në heshtje
Duke luftuar me dëshirat
E mundshme dhe të paarritshme
Që as vetë nuk e dinë çfarë presin
Duke përmbysur
Pritjen e përditshme të durimit
Për të shpëtuar prej të panevojshmes
Përfundimisht...