>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Hedonizëm

Mbushur me vetëdije platonike
Në dritë të Diellit
Nën hije të mendimit të paformë
Përndjekur prej padurimit
Për pranverë lulesh të ylberta
Për aroma dehëse flladitëse
Për pushtim të qenies
Me alkimi dashurie për jetën
Me hedonizëm të gjallë epikurian...