>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Paqartësi 2

Gëzim i rremë virtualiteti modern
Kënaqësi ngjyrash për syrin në kërkim
Pa asnjë mbresë ndërthurur
Objektivitet rastësie me paaftësi
Për moskuptim largësie të pamatur
Pa mundur të kurojë asgjë
Me retinat e lodhura tejhapur nga habia
Vuan sëmundjet e reja të panjohura...