>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Ah, Ti, Ti...

Në heshtje më sodit aq gjatë
e mundohesh të lexosh sytë
Dëgjon muzikën time
Dhe përpiqesh të gjesh si ndihem

Mes sqimës mrekullohesh
Me qenien bilur
E me shpirtin kristal
Ëndërron dy buzë
Që druhen aq shumë
E flasin aq pak

Dëshiron puthjen magji
Që ndez ndjenjën e shenjtëruar
Vetëm për ne të dy...