Marjeta Shatro Rrapaj
Dëlirësia E Dashurisë
Diell i përflakur janë
Fjalët e dashurisë
Dy zemra
Përjetësisht lidhur
Për të mos u ndarë kurrë
Rrahin me një ritëm
e nuk dinë të ndalin
Parfumuar prej qiellit
Regëtijnë
e mbushin shpirtrat
me tingujt më të bukur
të ajrit që vibron
kur dashuron
për të mos u verbuar
prej ëndërrimit shkëlqyes
të zjarrit që djeg
në paqe të gjatë hyjnore
kur puthjen e ndezur kompozon...
Fjalët e dashurisë
Dy zemra
Përjetësisht lidhur
Për të mos u ndarë kurrë
Rrahin me një ritëm
e nuk dinë të ndalin
Parfumuar prej qiellit
Regëtijnë
e mbushin shpirtrat
me tingujt më të bukur
të ajrit që vibron
kur dashuron
për të mos u verbuar
prej ëndërrimit shkëlqyes
të zjarrit që djeg
në paqe të gjatë hyjnore
kur puthjen e ndezur kompozon...
Komente 0