>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Magji Metamorfike

Triumfon harresa mbi kujtesën
Me dehje amnezike
Përmes padukshmërisë
Në shpenzim të kohës
Me magjinë e zbrazëtisë
Analoge me nostalgjinë e palëvizshme
Përmes kontrastit të abstraksionit
Me vitalitetin e papërmbajtshëm
Me joshjen ndaj diversitetit
Me imanencë magjepsëse
Paparashikueshmërie në amështi
Univers që kapërcen arsyen në indiferencë
Në luksin e pakuptueshmërisë.