Marjeta Shatro Rrapaj
Prushërim
Fluturon avioni im në pafundësi
Mes xixëllimit të shpërndarë të yjeve flakëruese
Në abstraksionin e tyre ndriçues
Në shtrirje të habitshme galaktike
Të dritësuar,gjeometrike,inkandeshente
Në fluoreshencë të veshur me mjegull
Në një spektakël gjigand,spontan
Përmes vizionit tim si një tokësore
Me analizën e reflektimit
Përmes imagjinatës konceptuale
Me kënaqësinë e thellë ideale
Të lëvizjes në hapësirë nëpër të çarën e reve.
Mes xixëllimit të shpërndarë të yjeve flakëruese
Në abstraksionin e tyre ndriçues
Në shtrirje të habitshme galaktike
Të dritësuar,gjeometrike,inkandeshente
Në fluoreshencë të veshur me mjegull
Në një spektakël gjigand,spontan
Përmes vizionit tim si një tokësore
Me analizën e reflektimit
Përmes imagjinatës konceptuale
Me kënaqësinë e thellë ideale
Të lëvizjes në hapësirë nëpër të çarën e reve.
Komente 0