>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Obsesion Puritan

E habitshme
Nostalgjia e lindur
Prej pafundësisë së horizontit
Mes dallgëve të nxehtësisë
Për riprojektim të vetes
Duke pikasur magjinë
E të rijetuarit në kohë reale
Për kënaqësi të kujtimeve
Në abstraksionin simetrik,dritësor
Me shpështjelljen e kohës
Me përpikmërinë e përjetësisë
Të tjetërsojtë e të madhërishme
Përmes transparencës
Pastërtisë mbinjerëzore
Për diçkasendin e ardhur prej gjetiu
Me vërtetësi kredhëse moderne.