Marjeta Shatro Rrapaj
Me Flatrat E Fantazisë
Nën ritmin e pranverës në maj
Kompozohet melodia e ndjenjave
Krijuar prej ngjyrave e tingujve të shpirtit
Për të pikturuar tablonë e madhe të dashurisë
Me ngjyra zjarri magjik që digjet në heshtje
Përzier me aroma ngrohtësie prej fryme jete
Nën drithërimën e përkëdheljes së mendimeve
Në horizontin e kulluar blu ku fluturon fantazia
Në kërkim të oazeve të shpresës së rilindur
Prej burimit magjik të paqes që zgjon mijëra mirazhe.

Komente 0