>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Gjuha E Heshtjes Sime

Shpërndarë në ajër
Rrugëve të qytetit tim
Mbledh gëzimet e vogla
Pak nga pak në çdo hap
Marr pak det,pak qiell, pak re
Ca shelgje,ca bukovile,ca lule
Ca cicërima zogjsh
Ca zëra fëmijësh
I përziej I bëj miks
E shoh që bota sillet rreth meje
Si lumturi e varur në shikimin tim
Që ndjek dritën
Në kaosin e ditës
Joshur prej së panjohurës
Ndihem me fat
Si njeri i vetmuar i kohës së trazuar.