>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Monolog

Një mal me borë
më ndan me botën tënde...

Mendime
të mërzitshme,të trazuara
rendin
rrëzohen...

Të lënduara
mbërrijnë te ti
më vjen keq...

Bota
më përmbyset
prej teje
prej shumë kohësh

Të dyve pa kuptuar
heshtja po na vret.