Marjeta Shatro Rrapaj
Jetoni
Ndodh që flasim para Zotit
Siç i flitet vetes në pasqyrë
Zhbirojmë me sy thellësitë e ndërgjegjes
Zëmë e kërkojmë çfarë kemi dëshirë
Gjërat që nuk kemi e që na mungojnë
Oh!Me trishtim të madh i kërkojmë
Rrëkeza e lotëve na lan faqet...
Zemra përgjërohet e dridhet
Fshihet e trembur kraharorit
Pastaj mat sekondat e jetës
E përpin heshtja e kohës
Pajtohet me ritmin e botës
Kupton çfarë nuk dinte...
Një zë i dashur na thërret:
Fati është brenda çdo frymëmarrjeje
Në gjak ndizni zjarrin magjik
Jetoni,dëfrehuni,harroni brengat
Nuk ia vlen të vuani pa kuptim
Pranojeni dhuratën e jetës si vjen...
Siç i flitet vetes në pasqyrë
Zhbirojmë me sy thellësitë e ndërgjegjes
Zëmë e kërkojmë çfarë kemi dëshirë
Gjërat që nuk kemi e që na mungojnë
Oh!Me trishtim të madh i kërkojmë
Rrëkeza e lotëve na lan faqet...
Zemra përgjërohet e dridhet
Fshihet e trembur kraharorit
Pastaj mat sekondat e jetës
E përpin heshtja e kohës
Pajtohet me ritmin e botës
Kupton çfarë nuk dinte...
Një zë i dashur na thërret:
Fati është brenda çdo frymëmarrjeje
Në gjak ndizni zjarrin magjik
Jetoni,dëfrehuni,harroni brengat
Nuk ia vlen të vuani pa kuptim
Pranojeni dhuratën e jetës si vjen...
Komente 0