>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Ankorim

Bekuar në heshtje
Prej kryqit të besimit

Qartësuar
Prej abstraksioneve të vuajtjes

Lehtësuar
Prej shkrimit të vargjeve

Rigjetur lirinë
Në brigjet e ëndrrave

Me qenien e eklipsuar
Te drita hyjnore.