>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Alfa Dhe Omega

Ti je ylber
fshehur pas shiut
Je ngjyra ime
brenda errësirës
Je i ëmbli tingull
në zbrazëti vetmie
Je dritë brenda dritës
Dashuri e brendashkruar
Në mister
Të dy jemi dy dromca
alfa dhe mega
I përkasim të njëjtës ëndërr.