Marjeta Shatro Rrapaj
Kërkoj
Në zemër të natës
Kërkoj hënën
Deri në zbardhëllim të mëngjesit
Qetësohem në magjinë e kaltërsisë
E në një degë bajame
Kërkoj pranverën
Shoh zogjtë
Që e sjellin në sqepa
Në lëndinat që blerojnë
Larë në dritë
Kundërmon era e shpresës
Në petale manushaqesh,zymbylash
lule qershish..
Kërkoj hënën
Deri në zbardhëllim të mëngjesit
Qetësohem në magjinë e kaltërsisë
E në një degë bajame
Kërkoj pranverën
Shoh zogjtë
Që e sjellin në sqepa
Në lëndinat që blerojnë
Larë në dritë
Kundërmon era e shpresës
Në petale manushaqesh,zymbylash
lule qershish..
Komente 0