>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Nuk Kam Frikë

Nuk i kam frikë
Sytë djallëzorë që shohin
E përthithin energjinë
Kur godasin tinëzisht
Me shigjeta fjalëheshtura

Nuk i kam më frikë
Dielli i besimit
I përthan ligësitë

Ëndrrat më të bukura
Burojnë gjumit të qetë
Shpirti rizgjohet
Mrekullohet prej bekimputhjes...