>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Tejpesha

Shqetësimet kacavirren kurrizit të atdheut

Aq shumë janë
Sa i zihet fryma nga tejpesha e tyre
Zemra i ngulfatet nga lodhja

Mezi pret t'i zbrazë diku
Vallë do t'i lajë dot mëkatet lumi zgjedhor?