>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Ne Qytetin Tim

Në qytetin tim, ti s’ke qënë,
se ke parë si është 'moj mike',
Netët janë të mbushura me hënë,
Si buzëqeshja jote magjike.

Në qytetin tim, ti s’ke qënë,
se ke parë dëborën tek bie,
Nje pjesë të zemrës tek unë ke lënë,
Për ti thyer akujt kësaj largësie.

Në qytetin tim, ti s’ke qënë,
por më duket sikur në të shëtit,
Këndon serenata netve me hënë,
dhe pastaj në shtratin tim vjen dremit.
21 Mars 2020