>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Debora E Zotit

Të bardhën deborë,
Zoti poshtë e zbret,
Nga maja e malit deri,
Poshtë në qytet.

Të bardhë e ka zemrën Zoti,
Dhe nuk ka tendencë,
Të bardhën deborë e shpërndan,
Pa asnjë diferencë.

E bardha deborë mbush,
Çdo obor e shtëpi,
E bardha e Zotit,
Futet një lloj tek çdo njeri.

Dëbora e Zotit,
Qënka e bardhë kartë,
Shpërndahet në njerëz,
Në mënyrë te barabartë.

Njerzit midis tyre,
Egoja i diferencoj,
Ama Dëbora nga Zoti
Bie mbi të gjithë një lloj.
Nëntor 2021

DËRGOI: