Marjol Ago
Imazh
Mbi copa druri, të hedhur kuturru,
në pyllin e vjetër të indiferencës,
nëpër barishtet e thara aty-këtu,
fshihej gjeneza e ekzistencës.
E dikur nisa të kërkoj si i marrë,
që endet netëve pa hënë në pyll,
nëpër liqenet pa ujë, apo të tharë,
ku pasqyronte netëve të ëmbla një yll.
Tani çdo gjë është si natë pa hënë,
e largët, e tretur në ujë si mirazh.
Dhe ajo pak që ka mbetur, e lënë,
është thjesht... vetëm një imazh.
në pyllin e vjetër të indiferencës,
nëpër barishtet e thara aty-këtu,
fshihej gjeneza e ekzistencës.
E dikur nisa të kërkoj si i marrë,
që endet netëve pa hënë në pyll,
nëpër liqenet pa ujë, apo të tharë,
ku pasqyronte netëve të ëmbla një yll.
Tani çdo gjë është si natë pa hënë,
e largët, e tretur në ujë si mirazh.
Dhe ajo pak që ka mbetur, e lënë,
është thjesht... vetëm një imazh.
Komente 1