>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Një Ndodhi Në Greqi

E solli puna një-herë në greqi,
takoj një plak të vjetër fare,
ai fliste plot dashuri,
Ca fjalë të vjetra shqiptare.

Sa e bukur gjuha jonë,
Më emocionuan fjalët e tija,
Sikur të ishim nga një zonë,
Sikur të ishim nga 'SHQIPËRIA'.

Pak fjale thonte, aman për merak!
Saqë dukej sikur i qante me lotë,
Vërtet mund të ishin shumë pak,
Po nga pas fshihnin plot një BOTË.

Dhjetor 2020, Athinë