>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Galeria E Jetës

Jeta është një galeri e hapur,
Ku ti var në stendat e saj,
Ëndrrat që bëhen kujtime,
Që të zgjojnë herë pas herë.

Nostalgjik i të qenit ai,
Njeriu që ke ëndërruar të jesh,
Ndërkohë jeta ka planet e veta,
E ti je dikush tjetër, diku.

Gjithsesi mbetesh ëndërrimtar,
Për të prekur sendet, tokat,
Për t’u kapur pas mjeteve,
Për t’i dhënë krahë ëndrrave.
Gjermani Janar 2025