>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Mes Psherëtimës Dhe Vetëtimës

Ka qenie që flasin pa fjalë, e mbeten përgjithmonë në kujtesë si rrufe në qiellin e shpirtit.
Ti je për mua një psherëtimë,
Midis gufatjesh: dy a treve,
Ti je për mua një vetëtimë,
Që shfaqesh befas midis reve.

Si psherëtimë pas një dite të gjatë,
Që vjen e i buzëqesh Diellit,
Si vetëtimë pas një shiu të thatë,
Që shkon dhe i buzëqesh qiellit.

Ti vjen e ikën, e pak qëndron,
Si koha mes dy psherëtimash.
Nga gjumi, vetëdijen ma zgjon
E zhdukesh mes shkreptimash.

Unë qëndroj mes stuhish,
Që vijnë e përplasen mbi mua,
E aty-këtu, mes disa magjish,
Vjen ti – por asgjë s'thua.
Maj 2025