>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Koha

Ka momente që koha ndalon,
Pastaj ecën nga pak fare,
Ndonjëherë koha edhe fluturon,
Madje është edhe gënjeshtare.

'Koha' gjithmonë është relative,
Ajo ecën në një drejtim,
Kjo aksiomë është taksative,
Ato më siper janë perceptim.