Marjol Ago
Kethimi Tek Vetja
Të gjitha rrugët kthehen tek unë, Bashkë me to dhe hapat e nxituar, Që dikur i bëja drejt teje.
Të gjitha ditët kthehen tek unë, Bashkë me orët e vona Që dikur i shpenzoja me ty.
Të gjitha netët kthehen tek unë, Bashkë me ëndrrat Që dikur i thura me ty.
Të gjitha mesazhet kthehen tek unë, Bashkë me ndjenjat, emocionet, Që dikur i endja me ty.
Por tani çdo gjë është heshtje, Një rikthim pa kthim tjetër, Një kujtim që rri pezull në shpirt, Dhe unë mësoj të eci përpara, Përgjithmonë duke mbajtur veten për dore.

Komente 0