>
LETERSISHQIP
Marjol Ago

Cigarja

Unë kisha vetëm një mike të mirë,
Kur mërzitesha në netët terr.
E vërtisja në gishtat e mi të mpirë,
Kur njerëzit villnin mbi botën vrer.

Ajo më rrinte pranë në kafene,
Kur kafenë e pija i vetmuar.
Gjithnjë ishte për mua atje –
Egon time për ta shoqëruar.

Tani ka kohë që e kam lënë,
I vetmuar, e më duket e kotë.
E vetmja që më pati thënë:
"Sa pak gëzime ka kjo botë."
Gjermani, qershor 2025
Netët e gjata të mallit e kthjellimit – një cigare më pak, një mendim më shumë.