Mersina Makollari
Druhem
Një ëndërr në ëndërr kërkova,
pak më shumë racion se të tjerat herë,
të mos shihja vetminë e jetës u mundova
me sytë e dëshpëruar humnerë.
Mëngjesi erdhi e shkoi,
terrin si gardh të dendur të mënjanonte.
Erdhi, por dritë nuk solli,
të të sillte ty tek buzëqeshje s'mund të harronte.
Mos ke mbetur tek vije,
në ç'fustan femre ke ngecur përsëri?
Të të shpëtoj një zë mu bë hije,
por druhem, me karamele mos gënjehesh sërish për në shtëpi.

Komente 0