Mersina Makollari
Emocion Mes Piktorësh
Kjo melodi vallëzimi peneli,
zhytur në mërmërima ngjyrash ylberi
shpirtin më eksiton,
e më ngul mes dilemash frymëzuese që vlojnë.
Ndjej gërshetimin kristalor të toneve,
ngjyra që puthen, njëtrajtesohen,
e të tjerat krenare të papërzjera
kërcejnë ritin e profesionalizmit.
Vibrime të thjeshta e fëminore
pjalmojnë opiumin dehës
nën ritmin monoton e kalërues të furcave.
U zbeh guri i Përmetit mes histerisë pasionante të ngjyrave,
Dhe dorëzoi madhështinë në telajot e përkëdhelura.
Një buzëqeshje foshnjore,
qëndisur në fytyrat e zotërinjve,
paqe shpalos, harmoni me tablonë.
Romeo dhe Zhuljetën më mishërojnë me dialogun mes tyre.
Kërkova duar të përkëdhelnin idealen
E vec saj, gjeta emocionin që më ngacmoi qenien.

Komente 0