>
LETERSISHQIP
Mersina Makollari

Trishtim Si Poezi

Eja trishtim,
Zotero qenien pa mëshire!
Si erë me furi më shkund, më gjunjëzo,
Siç di ti më mirë.
Eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
Me hapa shpirti që rënkojnë në dhimbje.
Eja trishtim,
Ëmbëlsi e stisur enkas për sot,
Miqve si ti s'i mbyllet porta dot.
Trishtim,
Planeve të së enjtes mbrëma do tu japësh jetë ti,
Në krevatin e ëndrrave do bëjmë dashuri