>
LETERSISHQIP
Mersina Makollari

Fjalë E Përsëritur

Jam e mpirë nga narkoza e kënaqësisë afatshkurtër,
Jam e rrëmbyer nga koha e bukur.
Fjalët e tua i harrova të gjitha sa më the.
Çudi !
U dashurova me heshtjen,
Si kurrë mos të ishin dukur.
Diturinë, copëzisht, ja dhurova erës së nëntorit,
Spaska njerëz të ditur, të lumtur!
Dëgjova se borë atje në Sahara paskësh filluar,
Dhe unë doja të të thoja që kam ndryshuar.