>
LETERSISHQIP
Mina Caushi

Në Parcelë

Në parcelën e ndjenjave të mia,
Të lashë të hyje, të luaje me fruta,
Të ëmbla, të bukura, të buta.
Të shijoje, mollë, hurma e shegë.
Por ti, nuk dije ç’kërkoje,
Për ç’do kokërr, pse thyeje një degë?
Pesha e fjalës
Fjala të ndreq,
Fjala të prish.
Fjala të bën...
ta paguash shumfish.