>
LETERSISHQIP

Shiu Troket

Kur shiu trokiti mbi xhamat si çarçaf, ,
Gjumi rëndoi qepallat si qeskat plastike,
ëndërrimi filloi të ngacmoj në kujtes,
shiu u shtua në rrëke dhe rrebesh.
pellgjet në asfalt fluturonin nga rrotat e makinave
si pendët e palloit në ngjyrat e llumit gri
vajzat spërkateshin me pësllëkun e rrugës,
mbeteshin pas si të zëna në faj, ,
me ndroje, laheshin, , paskëtaj
ne mbledhur me ëndrrën putheshim pa fund, ,
me puthje të ngrohta, të lehta të nxehta,
me puthje të egra të shpejta,
derdheshim, në thellësinë e shpirtit
në errësirën e natës,
në ëmbëlsi e në ngjyra,
aq sa shkëlqimin sillte dita..
tek ne, në të gjitha fytyrat…!