>
LETERSISHQIP
Naim Fetaj

Ah Botë E Marrë...

U takuan po thonë lakuriq e gjarpër
Lindi bubazheli që po end lëngatën

Lakuriqi natën e gjarpëri ditën ndali
Botën e madhe zjarmia e kalli

Ah botë e marrë që pergjake një qiell
Një bubazhel i vogël... t'i ha hënë e diell...