Naim Fetaj
Po Klithja Nëpër Shi...
Pëllumbat ranë si bresher mbi bli
Dhe një re e zezë mbi mua u ngri
Si rrufeja qiellin unë dogja rrugë pēr ty
Ku je bertita...desha të shoh me sy...
U dridhën gjethet ikën re e pëllumba
Unë si i çmendur po klithja nëpër shi
Shtatë pash ndër tokë loti im kish mbërri
Asgjë më shumë
Për vete nuk di...
Deri në eshtra shiu më kishte hy
I lumi unë i lumi
Lotoja per ty
Shtatë vjet më pas
Shtatë bjeshkë në mes kanë mbi
Shtatë pash nën dhe e m'u dukēt pak
Po klithja nëpër shi
Sikur ujku plak..
Dhe një re e zezë mbi mua u ngri
Si rrufeja qiellin unë dogja rrugë pēr ty
Ku je bertita...desha të shoh me sy...
U dridhën gjethet ikën re e pëllumba
Unë si i çmendur po klithja nëpër shi
Shtatë pash ndër tokë loti im kish mbërri
Asgjë më shumë
Për vete nuk di...
Deri në eshtra shiu më kishte hy
I lumi unë i lumi
Lotoja per ty
Shtatë vjet më pas
Shtatë bjeshkë në mes kanë mbi
Shtatë pash nën dhe e m'u dukēt pak
Po klithja nëpër shi
Sikur ujku plak..
Komente 0