>
LETERSISHQIP

Me Lot Pēr Faqe...

Njē gushë pëllumbi e pashē në dritare
Tinëz dhe sytë m'u mbushën me lot
Gushë as pēllumb më të mirë s'kam parë
Qëkur ike ti...atë ditë e sot..

Kam thermuar bukë bulevardeve të botës
Miliona pëllumba i ushqeja me drojë
Rrugëve të botës tek endësha si qyqe
Vetëm sot botës i këndova me plotë gojë...

Nuk di se ku je pëllumbesha ime
Qe dyzet vjet dënesa i pa gojē
Ajo gushë pëllumbi flakē se si më ndezi
Mua që dhimbja më dredhi sikur tojë...