Naim Fetaj
Zogjtë Nuk Ndërrojnē Fytyrë
Po këndojnë zogjtë në pikë të dimrit
Se pa një këngē të re nuk dalin në pranverë
U përzien stinēt dhimbja dhe sëmundjët
Si pula pa kokë sillet botë e mjerë...
Zogjtë nuk janë si ne nuk ndērrojnē fytyrē
Kthehen nga mërgimi tek lisat e vjetër
Na shohin të krimbur dhe sërish kēndojnē
Dhe ndoshta na ruajnë nga ndonjē krimb tjetër
Gjithëmonë rreth globit
Duke kënduar janē endur
E çfarë nuk kanë parë rreth botës së qelbur
Mbi kokën tonē rrinin këngētarë
Kah dielli për t'u djegur janë nisur si të marrē
( Ah...sa shumë janë vetëvrarë )
Pa zogj o Zot
Ku ka stinë të bardhë...

Komente 0