>
LETERSISHQIP
Naim Frashëri

Jeta

Sa e dua giithë jetën!
Se atjé gjenj të vërtetën,
Yjtë, hënën, hapësirën,
Të mùgëtit, natën, ditën,
Mëngjezë, djellinë, dritën,
Mbrëmën, dh' atë errësirën

Natën,kur ësht' e qetuar,
Edhe gjësendi s'dëgjohet;
Qjellin kur ësht' i qëruar,
E hapësira ndritohet,
A kur hapen here-here
Ret' e zeza sterrë nd'erë.

Vapën, vjeshtën, dimrin, verën,
Retë, shinë dhe lumenjtë,
Gjëmim, mjérgullë, përrenjtë,
Dborën, bréshërin' e erën,
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat, çukat edhe shtigjet.

Oshëtimën, pyjet, drurët,
Shkëmbenjtë, gërxhet' e gurtë.
Lulet, barërat që mbijnë,
E shpesët që fluturojnë,
Edhe këngëra këndojnë,
E në për dega lëvrijnë.

Dhe njerin' e bagëtinë
Dhe gjithë ç'është në jetë
I dua si Perëndinë,
Se ngado që këthenj sytë,
Shoh atjé Zotn' e vërtetë,
Q'është një e s'ka të dytë.