>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Kalligruri

Drithërim’i palcëkockës, ç’u derdh syrit vesëzuar
Durim, mërzitje fisniku me sinqeritet mbuluar…
Sa, s’plasa e rebeluar, fjalët grykës gur-gur ardhur,
Të ndaja grurin nga elbi, në habitatin e kalbur…
Kalligruri në mes elbit, të të shtrydhësh, Mirësi…,
Po kur të mbyt kalbësira, sasia bën " cilësi "!...
6 / 06 / 2019