Nazim Hikmet Ran
Për Pirajen
Sa gjë e bukur është të të kujtoj ty
në burg
nga lajmet për vdekje dhe fitore,
dhe kur mosha ime ka kaluar të dyzetat…
Sa gjë e bukur është të të kujtoj ty:
dora jote e harruar mbi një cohë pëlhure mavi
dhe flokët e tu
me butësinë e rëndë të tokës së Stambollit tim të dashur
Gazmendi i të dashurit ty
Në brendinë time, është si një njeri i dytë
Aroma e një gjetheje mëllage,
në majat e gishtave të tu
një qetësi që ta fal veç dielli
dhe ftesa e mishit:
një terr i thellë e i ngrohtë
e ndarë me vija të kuqe flakë…
Sa gjë e bukur është të të kujtoj ty,
të shkruaj për ty
të rri shtrirë përmbys në burg e të të mendoj:
filan ditë, në filan vend,
fjalët që the por jo vetëm fjalët,
por për botën dhe ty brenda tyre.
Sa gjë e bukur është të të kujtoj ty.
Duhet të gdhend sërish diçka për ty nga druri:
një kuti bizhuterish
një unazë,
dhe të thur tri metra mëndafsh të hollë.
E më pas të ngrihem vrikthi në këmbë
e të kapem pas hekurave të dritares sime
drejt kaltërsisë bardheme e të këlthas me zë të lartë gjithë çka kam shkruar për ty…
Sa gjë e bukur është të të kujtoj ty;
në burg nga lajmet për vdekje dhe fitore,
dhe kur mosha ime ka kaluar të dyzetat.

Komente 0