>
LETERSISHQIP
Nazim Hikmet Ran

Poezitë E Natës

-1-
Deti më i bukur,
është ai i pa shkuari,
Më i bukuri fëmijë,
ende s`është rritur,
Ditët tona më të bukura
janë ato që s`i kemi jetuar
Dhe më e bukura fjalë që dua të të them
Është fjala që ende s`ta kam thënë...

-2-
Të mendosh ty, është gjë e bukur,
është shpresë.
Si të dëgjosh këngën më melodioze,
Nga zëri më i bukur në botë.
Por tanimë shpresa s`më mjafton
Tani unë s`dua këngë të dëgjoj,
Por dua të këndoj.
Shqipëroi: Alban Tartari