>
LETERSISHQIP
Nazim Hikmet Ran

Zemra Ime

Në gjoksin tim ka 15 plagë,
Mu ngulën në gjoks 15
Thika me bisht të zi,
Zemra po më rreh
Zemra do rrahë prapë!!!

Në gjoks kam 15 plagë,
Iu veshën 15 plagëve
Ujëra të zeza si të rrëshqitshmit
Gjarpërinj të zinj,
Deti i Zi do të më mbytë!
Duan të më mbytin

Ujërat e zinj e të përgjaktë.
Zemra po më rreh,
Zemra do rrahë prapë!!!

Në gjoks kam 15 plagë,
E shpuan gjoksin tim në 15 vende
Kujtuan se kjo zemër nga halli
Më s`do rrahë.
Zemra po më rreh.
Zemra do rrahë prapë!!!

Nga 15 plagët u ndezën 15 flakë
U thyen në gjoksin tim
15 thika bishtzeza,
zemra valon si një flamur i kuq,
e-do rra-hë...
Shqipëroi: Alban Tartari