Nazim Hikmet Ran
Dyshimi
Shokut që dyshonte se gruaja e spiunonte
Dyshoj tek gruaja:
Se na mashtron
Na shet punën tonë.
Te gruaja dyshoj,
Që prej mëngjesit
Cigaren nga buzët e mia...
s` po e lëshoj...
Jam dyshues
Jemi në dyshim.
Dyshimi:
Si një natë këmbëzbathur endet brenda shpirtit tim.
Dhe nesër kur yjet të shuhen
Një nga një si qirinjtë
kur nata brenda meje fare lakuriq
dhe nxyrë e zezë të duket
Sërish do të lind.
Dhe do t`i qepem gruas në fyt,
Aty ku e ledhatoj si kadife,
Dhe do ta mbyt...
Se na mashtron
Na shet punën tonë.
Te gruaja dyshoj,
Që prej mëngjesit
Cigaren nga buzët e mia...
s` po e lëshoj...
Jam dyshues
Jemi në dyshim.
Dyshimi:
Si një natë këmbëzbathur endet brenda shpirtit tim.
Dhe nesër kur yjet të shuhen
Një nga një si qirinjtë
kur nata brenda meje fare lakuriq
dhe nxyrë e zezë të duket
Sërish do të lind.
Dhe do t`i qepem gruas në fyt,
Aty ku e ledhatoj si kadife,
Dhe do ta mbyt...
Shqipëroi: Alban Tartari
Komente 0