Nazim Hikmet Ran
Rubairat
Aq sa të dashurosh
E të dashurosh sa të kesh mundësi,
Aq sa t`i japësh gjithçka dashurisë,
E aq sa të japësh, do mbetesh i ri…
Më puthi dhe tha: "Këto buzë
janë të vërteta si bota
Ky temjan s`është zbulimi yt,
është vera që më fluturon nga flokët,
Në dash shih në qiell
në dash në sytë e mi
edhe pse të verbrit s`shohin,
ata janë më yje plot…"
E pamundur të fle përqafuar me kujtimin që në mua le,
Ndërsa ti, prej kocke e mishi, jeton atje në qytet
Ende e ke gojën e kuqe si mjaltë,
dhe sytë e mëdhenj e të vërtetë,
Ndërsa unë s`e prek dot bardhësinë
se ti si ujë i rrëmbyer e padorëzueshme je.
E të dashurosh sa të kesh mundësi,
Aq sa t`i japësh gjithçka dashurisë,
E aq sa të japësh, do mbetesh i ri…
Më puthi dhe tha: "Këto buzë
janë të vërteta si bota
Ky temjan s`është zbulimi yt,
është vera që më fluturon nga flokët,
Në dash shih në qiell
në dash në sytë e mi
edhe pse të verbrit s`shohin,
ata janë më yje plot…"
E pamundur të fle përqafuar me kujtimin që në mua le,
Ndërsa ti, prej kocke e mishi, jeton atje në qytet
Ende e ke gojën e kuqe si mjaltë,
dhe sytë e mëdhenj e të vërtetë,
Ndërsa unë s`e prek dot bardhësinë
se ti si ujë i rrëmbyer e padorëzueshme je.
Shqipëroi: Alban Tartari
Komente 0