Odhise K. Grillo
Ballada E Burrave Te Vunoit
Kam pasur një gjyshe
mbi të gjitha gjyshet,
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet.
Kur fliste ajo,
mbanim vesh dhe gurët,
thaheshin mocalet,
lulëzonin drurët…
Po ku je, moj gjyshe,
se më dogji malli,
je prapa një ylli,
a prapa një mali?
Kur të kujtoj ty,
këngët e përrallat,
gjumi edhe sot
vjen m’i mbyll qepallat…
Moj e mira gjyshe,
kur të sjell në mend,
më kujton një re,
më kujton një shkëmb.
Po c’shkëmb më kujton,
cfarë reje vallë
aty ku rreh deti
dhe si mal ngre valë?
Më kujton shkëmbinjtë
në Vuno, përposh,
pa më kujton retë
përmbi Mjegullosh.
Kur isha i vogël,
shpesh të kam pyetur:
– Këta shkëmbinj c’janë,
pse rrinë të heshtur?
Dhe ti më tregoje,
gjyshe gojëmjaltë:
E di pse qëndron
ky fshat e kjo baltë?
Se në krahë i mbajnë
shkëmbinjtë me thinja
nën qiellin me diell
dhe me vetëtima.
Po shkëmbinjtë c’janë,
mund të më tregosh,
që me valë i rreh
deti kaltërosh?
Burrat që s’e lanë
vetëm këtë vend,
që mbetën në fshat
dhe u bënë skëmb…
Ata përmbi supe
mbajnë këtë dhe,
ku ka mbirë ulliri,
ku jetojmë ne.
Po retë në qiell
cfarë janë vallë?
Përse vijnë e ikin
dhe përse qajnë?
Janë kurbetllinjtë
që ikin më natë,
që i lanë pas
fshatin edhe gratë.
Edhe shkuan larg,
të huaj, të shkretë,
me ditë e me javë,
me muaj, me vjetë.
I hëngri kurbeti
dhe në vend të largët
hapën varr për vete,
për ne hapën plagët…
Tani i merr malli
edhe bëhen re,
vrapojnë në qiell
dhe vijnë te ne.
Me lotë të nxehtë
mallin zënë e derdhin,
pastaj nisin kthehen
prapë andej nga erdhën.
Na u dhemb në zemër
edhe plagë e kanë,
që morën kurbetin
dhe fshatin e lanë.
Shkëmbinjtë e Vunoit
dhe retë që qajnë,
janë fshati ynë,
janë burrat tanë!
Kam pasur një gjyshe,
mbi të gjitha gjyshet
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet!
mbi të gjitha gjyshet,
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet.
Kur fliste ajo,
mbanim vesh dhe gurët,
thaheshin mocalet,
lulëzonin drurët…
Po ku je, moj gjyshe,
se më dogji malli,
je prapa një ylli,
a prapa një mali?
Kur të kujtoj ty,
këngët e përrallat,
gjumi edhe sot
vjen m’i mbyll qepallat…
Moj e mira gjyshe,
kur të sjell në mend,
më kujton një re,
më kujton një shkëmb.
Po c’shkëmb më kujton,
cfarë reje vallë
aty ku rreh deti
dhe si mal ngre valë?
Më kujton shkëmbinjtë
në Vuno, përposh,
pa më kujton retë
përmbi Mjegullosh.
Kur isha i vogël,
shpesh të kam pyetur:
– Këta shkëmbinj c’janë,
pse rrinë të heshtur?
Dhe ti më tregoje,
gjyshe gojëmjaltë:
E di pse qëndron
ky fshat e kjo baltë?
Se në krahë i mbajnë
shkëmbinjtë me thinja
nën qiellin me diell
dhe me vetëtima.
Po shkëmbinjtë c’janë,
mund të më tregosh,
që me valë i rreh
deti kaltërosh?
Burrat që s’e lanë
vetëm këtë vend,
që mbetën në fshat
dhe u bënë skëmb…
Ata përmbi supe
mbajnë këtë dhe,
ku ka mbirë ulliri,
ku jetojmë ne.
Po retë në qiell
cfarë janë vallë?
Përse vijnë e ikin
dhe përse qajnë?
Janë kurbetllinjtë
që ikin më natë,
që i lanë pas
fshatin edhe gratë.
Edhe shkuan larg,
të huaj, të shkretë,
me ditë e me javë,
me muaj, me vjetë.
I hëngri kurbeti
dhe në vend të largët
hapën varr për vete,
për ne hapën plagët…
Tani i merr malli
edhe bëhen re,
vrapojnë në qiell
dhe vijnë te ne.
Me lotë të nxehtë
mallin zënë e derdhin,
pastaj nisin kthehen
prapë andej nga erdhën.
Na u dhemb në zemër
edhe plagë e kanë,
që morën kurbetin
dhe fshatin e lanë.
Shkëmbinjtë e Vunoit
dhe retë që qajnë,
janë fshati ynë,
janë burrat tanë!
Kam pasur një gjyshe,
mbi të gjitha gjyshet
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet!
Komente 0