>
LETERSISHQIP
Odhise K. Grillo

Budallushet

Piktorja Gardaline,
kish dale ne lendine…

Po pikturonte druret
plepishten, nje ujvare,
po pikturonte uren
dhe zogjte shtegetare.

Sa bukur pikturonte!
Kushdo qe e shikonte
Te lumte! – e uronte.

Kaluan aty pari
kerrici dhe gomari…

Gomari, si gomar,
capitu e ha bar,
lugines na u var.

Nuk pyeti per pikturen,
per zogjte e per uren,
per ngjyrat e pelhuren…

Kerrici si kerric,
nuk po levizte hiç,
u shtrua kembekryq…

Shikonte Gardalinen
qe i kish kthyer shpinen.

Si priti shume e shume
u shtri e ra per gjume.

Piktorja Gardaline
pikturen e mbaroi
me placka permbi shpine
ne pyll u nis e shkoi.

C’e do, permbi lendine
pasqyren na harroi!

Sa syte hap e mbyll
u zhduk diku ne pyll.

Kerrici s’fjeti dhe aq shume
nja dhjete ore I beri gjume…

Pa kur u zgjua,
sa u gezua,
sepse aty ku pikturonte
piktorja Gardaline,
kerrici po shikonte
dicka qe vezullonte
mbi barin ne lendine.

U nis duke vrapuar,
e mori neper duar,
pasqyren e praruar
dhe tha:
– E ka harruar!

T’ia shpie sa me pare,
dhe beri poshte kodres
se jam kerric I mbare,
si prek gjerat e botes…

Ne te nje cast u pa
dhe shume u habit…
-Ketu jam une – tha
dhe cakarriti syte.

Me paska pikturuar,
ju lumshin ato duar,
piktores me te shquar!

Ndaj mendjen e nderroi
pasqyren nuk ia coi.

Dhe hidhej hopa-hopa
e thosh:
-Ja trupi, koka!

E hidhej ne gemusha
e thoshL
-Ja dy llapushat!

Dhe hidhej hop perpjete
dhe thosh:
-Jam dora vete!

Me paska pikturuar,
ju lumshin ato duar,
piktores Gardaline…

Dhe mori arratine
se kish gezim te madh,
I dukej shesh kodrina
dhe mali si livadh!

Nga pas e ndiqte kori
I shpendeve te pyllit,
I bengut, cafkelorit,
trumcakut e trishtilit:

Ush, ush,
veshllapush,
qenke fare budallush!

Ne rruge na takoi
nje vic, nje goxha vic,
ai e ngjatjetoi:
-Mire se me vjen kerric!

-Ehej, nuk jam kerric
po dijetar i shquar,
prandaj, o kokevic,
me kane pikturuar!

Shikome pak, te lutem,
dhe thuaj si te dukem?

Dhe vici pa pasqyren
e tha:
-Ketu jam vete!
Kerrici ne fytyre u nxi sic nxihen rete!

Po ku permbahej vici,
ndaj thosh:
-Ja briret, bishti!

Dhe hidhej hopa-hopa
e thosh:
-Ja kembet, koka!

Kerrici, si metric,
u nxeh e u be spec,
I tha:
-Ti s’merr vesh hic,
ti qenke kastravec!